Rreth 300 persona të tjerë janë nxjerrë nga qyteti sirian i Homsit, nën rrethim prej 18 muajsh.
Evakuimet e fundit, ashtu si dhe ato para tyre, ishin pasojë e shtrirjes së armëpushimit treditor në pjesën e vjetër të qytetit.
Valën e fundit të largimeve, Gjysmë Hëna e Kuqe siriane e konfirmoi nëpërmjet rrjetit social Twitter. Me qindra civilë u lejuan të shpërngulen nga Homsi këtë fundjavë, pasi guvernatori lokal pranoi armëpushimin e negociuar nga Kombet e Bashkuara. /oranews/kohaislame