11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qytetaret e Mitrovicës të përkushtuar ndaj Ramazanit, lokalet heqin pijet alkoolikë gjatë këtij muaji

Më të lexuarat

Nuk po i pengonte vapa e madhe e muajit Maj, qytetarët e Mitrovicës, nuk patën vende brenda Xhamisë Kryesore këtë të premte për të kryer obligimin e tyre për faljen e xhumasë.

Interesimi i madhe i qytetarëve ka bërë që shumica prej tyre të kryejnë këtë obligim jashtë objektit të xhamisë në oborrin e sajë.

Ndonëse është një qytet jo shumë i zhvilluar ekonomikisht, dhe më problemë të shumta shkaku i nacionaliteteve të cilët janë pjesë e saj, Mitrovicasit njihen si një nga qytetarët më të devotshëm në kryerjen e obligimeve fetare.

Muaji i shpejte i Ramazanit, jo vetëm që qytetarët e Mitrovicës, kryejnë obligimet të cilat janë gjatë këtij maji, por pronaret e disa prej lokaleve, në mënyrë që të respektohet sa më shumë Ramazani, kanë vendosur që të hiqen nga të gjitha menytë pijet alkoolikë gjatë këtij muaji.

Ata e shohin si pozitive këtë veprim nga pronarët e lokaleve afariste. Madje ata nuk e pranojnë assesi epitetin që po i epet Mitrovicës si Arabia e vogël.

E qytetarët thonë se ky vendim është mjaftë i qëlluar. Sipas tyre ky shembull duhet të merret edhe nga komunat e tjera.

Ata e shohin si pozitive këtë veprim nga pronarët e lokaleve afariste. Madje ata nuk e pranojnë assesi epitetin që po i epet Mitrovicës si Arabia e vogël.

E qytetarët thonë se ky vendim është mjaftë i qëlluar. Sipas tyre ky shembull duhet të merret edhe nga komunat e tjera.

“ Po janë hekur nga menytë pijet alkoolike, dhe mendoj se është mjaft e qëlluar sepse jemi në muajin e shenjtë të ramazanit dhe nuk ka kuptim të shërbehen këto pije gjatë këtij muaji”.

“ Unë e kamë një lokalë dhe nuk shërbej pije alkoolike jo vetëm gjatë këtij muaji por as muajve të tjerë, ne duhet ta respektojmë këtë muaj dhe duhet që mos të shërbehen këto pije”.

“Nuk e di a janë hekur apo jo se nuk i frekuentoj vendet ku [përdoren pijet alkoolike, por besoj së është dashur që të respektohet muaji i ramazanit dhe të hekën këto pije nga lokalet në mënyrë që të respektohet ky muaj”.

Ndërsa lidhur më etiketimet e fundit që ju kanë bërë këtij qytetit së kinse më vendime të tilla Mitrovica është bërë “Arabia”, e vogël në Kosovë, qytetarët e Mitrovicës, thonë se kjo nuk do të thotë se jemi në Arabi, por se qytetare t e kësaj komune vetëm respektojnë më shumë se komunat e tjera festat fetaret dhe fenë në përgjithësi.

“ Nuk mendojmë se jemi Arabia e dytë, por një lutje më bërë është mirë, pastaj jemi në muajin e shenjt të ramazanit dhe është mirë që të respektohet ky muaj, jemi e respektojmë më shumë se komunat e tjera këtë muaj”.

“ Nuk jemi Arabia e dytë, por është ramazani dhe duhet të respektohet ky muaji, e patë edhe vetë se ka mjaft të interesuar për të kryer obligimet fetare dhe mendoj se duhet të ndjekjet ky shembull”. Arbresh.info/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit