18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“LARAMANIZMI” I HAXHI ZENELIT NË SHKRIMET E TIJA NDAJ PUSHTIMIT OSMAN DHE ISLAMIT SI FE !!

Më të lexuarat

Ajo që mora shkas të shkruaj dhe të reagoj janë zërat dhe shkrimet e disa bashkvendasve të mi, konkretisht duke u fokusuar në artikujt dhe veçanërisht në artikullin e fundit të z. Haxhi Zenelit me titull “E vërteta e konvertimit të shqiptarëve” të botuar nëpër portalet tona, ku autori nuk është objektiv në atë që shkruan dhe kur flet për fenë dhe historinë e përhapjes së islamit në trojet tona, mbi të gjitha ku një shkrim i tillë shkruhet dhe postohet mua në ditën e parë të muajit ramazan, ku autori në vend që tju uroj popullit të vet dhe shqipëtarëve në mbi 80% të besimit islam që tia uroj këtë muaj, ky del qoftë me vetëdije apo pavetëdije shkruan dhe dëshiron që popullit të vetë ti shes “përralla me mbret” pa fakte historike dhe duke anuar veç në njëren anë (jo objektiv në shkrim), duke mos e treguar realitetin e saj.

Mendoj se njerëzit kohëve të fundit për tu bërë të njohur apo të “famshën” kanë filluar të shkruajnë kundër islamit dhe historisë islame pa pasur dy ditë shkoll të kësaj lëmie dhe profesionalizmi.

Ajo që vërejmë në start nga autori si dhe nga shumë të tjerë, dhe që biejnë nga provimi është se, ai nuk dinë të bëj dallimin mes perandorisë osmane dhe popullit turk, ai pushtimin osman e quan pushtim turk, gjë që ka dallim si nata me ditë.

Por, iu kisha lutur çdo lexuesi, gjithashtu edhe z. Haxhi Zenelit që ta lexojnë me vëmendje këtë shkrim edhe pse pakëz i gjatë, por me faktet e sjellura këtu të pamohuara nga historian të huaj dhe ato shqiptar, që janë objektiv në studimet e tyre, duke kundërshtuar çdo tentatim të atyre që kanë tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarëve si “një e keqe e madhe”, një konvertim i detyrueshëm me metoda të ndryshme, më shumë me shpifje e me shprehje rrugaçërie, sesa me dëshmi historike, kanë provuar të paraqesin ‘dëshmitë’ se “Islami është fe e turkut”, se “islami është trung i huaj në trupin shqiptarë”, se “është mbjellur me shpatë gjatë pushtimit 500 vjeçarë turk!”, dhe se është “në kundërshtim me zakonet shqiptare”, gjithashtu duke e cilësuar si kulturë e civilizimit të prapambeturisë, fe që pengon modernizimin, pengon lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, si religjion dhune, fe fanatike, afriko-aziatike, apo më mirë fe e Lindjes, duke harruar të shkretët, si fetë e tjera si p.sh.: krishterimi apo hebraizmi kanë lindur e kanë ardhur po nga Lindja, përfundimisht sipas tyre Islami është fe e pasioneve të dobta, si fe e përhapjes me shpatë, si aksident historik i popullit shqiptarë dhe “epitete” të tjera të ngjashme me këto.

Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve të Greqisë), në lidhje me këto është shprehur se: “Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës” është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve…“.[1]

Nëse shfletojmë historinë e dhunës ndaj shqiptarëve, në “Kanunin“ e vet, Stefan Dushani, ai shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen më hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk pranonin konvertimin në ortodoks.

Në “ Zakonik Stefana Dušana “ të Stojan Novakoviqit, gjinden nenet, ndër të cilat janë:

Neni 10: “Dhe në qoftëse ndodh që ndonjë heretik (besimtarë joortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset“.

Neni 9: “Në qoftëse gjendët ndonjë heretik, i cili do të jetë martuar me ortodokse, mundet në qoftëse dëshiron të pagëzohet në pravosllav; në qoftëse nuk pranon, t’i merren gruaja dhe fëmijët dhe pjesa e shtëpisë, e ai të dëbohet“.[2]

Që në vitin 1815, Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: “Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga muslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq”. Ndërkaq, në “Kurorën e maleve” Vojvoda Batriç, brohoriste: “Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë”[3]. Sepse krahas urrejtes për Islamin, Njegoshi (150 vjetë më parë) frymëzohej me një konflikt midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve.[4]

Edit Durham, përshkruante konvertimet e dhunëshme që u bëheshin shqiptarëve muslimanë: “Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit e pastaj vihen e piqen pranë prushit të zjarrit, derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë është kthimi në fenë e krishterë – ortodokse” [5] Kështu shqiptarët musliman gjendeshin midis konvertimit dhe vdekjes.

Ndërsa sa i përket pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tonë dhe për tiu përgjigjur z. Haxhi Zenelit dhe të tjerëve në lidhje me Islamin, themi se Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat historia i shtjellon shumë mirë. Por unë po ti paraqes lidhjet me perandorinë dhe veprimin e saj në këto troje.

Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.

“Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”.[6]

Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre..

Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.

Perandoria osmane shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëherë mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, i cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.

Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.

Historiani ynë i periudhës Osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.

Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.

Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”.[7]

Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.

Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fenë e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.

Kurse prof.Dr. Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.[8]

Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se: ”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”.[9]

Profesori Robert Matran thotë: “drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.[10]

Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”. Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”.[11]

Duhet tja bëjë me dije z. Haxhi Zenelit, që ti përkujtojë vargjet e Gjergj Fishtes i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar:

“Por, pse na të vegjël jemi

Pse kend fis e vëlla nuk kemi

Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë

Qi po do t’na përpijë gjallë

Prandaj, thom se e lyp e mara

Qi dhe sot na, si përpara

Të rrim njit me mbret të Stambollit

Për me i bamun ballë Nikollit…”.

Është turp i madh për të gjithë ato e në veçanti historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.

Duke i njohur këto të vërteta, historiani anglez De Lacy shkruan: “Historia e bënë të qartë, se legjenda që “fanatikët musliman u shpërndanë nëpër botë duke detyruar popujt e mundur me majën e shpatës që të pranojnë Islamin’, është një nga legjendat më absurde që historianët ta kenë pranuar ndonjëherë”[12].

Dhe për fund të këtij artikulli, mund të themi se, në prag të kapitulimit të Perandorisë Osmane, ekzistonte një rrymë që kërkonte t’i bindëte shqiptarët se “turqit” ishin armiq kryesorë të shqiptarëve, sepse u ‘mohonin’ gjithëçka – propagandë e sajuar dhe e mbështetur fuqimisht nga serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët, që çonin ujë në mullirin e tyre, sepse ishin të vetëdijshëm se me dobësimin e Perandorisë, me shqiptarët do t’i qeronin hesapet më lehtë. Për fat të keq, edhe atëherë sikur sot, në lojën e propagandës së ndyrë sllave, ishin futur edhe disa prijës të fiseve shqiptar.[13]

Pas rënijes së Perandorisë Osmane, italianët dhe malazezët nga e majta, bullgarët në të djathtë, serbët mbi kokë dhe grekët përfundi, të gjithë në aleancë u derdhën si të tërbuar në bark të Shqipërisë. Dhe kur u gjymtua Shqipëria Etnike, sllavët nuk ishin në aleancë me islamikët, por me Athinën e Vatikanin, Moskën e me gjithë Evropën. Cila aleancë i dhuroj Serbisë 1400 km2 me 2 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Greqisë 16844 km2 me 1 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Malit të Zi 2040 km2 me 700 mijë banorë të tokës shqiptare e të popullit shqiptarë?[14]

Apeloj tek shqiptarët në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve të vazhdueshme me qëllime dhe plane të caktuara më parë, dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre. Mirë e ka thënë Sami Frashëri, se po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi e myshterinj, askush nuk do të gënjente, as edhe Islamofobët.

Autori i shkrimit: Senad Maku

……………………………….

[1] A. Kolja: “Arvanitët”, Athinë 1986, sipas Hajrudin Muja, “Herezia-edhe një shkak për kalimin e shqiptarëve në Islam, www.shqiperia.yahoogroups.com

[2] S. Novakoviq: “Zakonik Stefan Dusana” Beograd 1848

[3] Olga Zirojeviq: “Histori pak e njohur: Feliks Kanic (Felix Kanitzi 1829-1904) – dëshmitar i qytetërimit të fundit osmano-turk në Serbi” “Glas islama”, nr. 90-91, Novi Pazar, maj-qershor 2004.

[4] Petar Petroviq Njegosh: “Kurora e Maleve” verzion i shqipëruar, Prishtinë 1952.

[5] Edit Durham: “Njëzet vjetë ngatrresa Ballkanike” Romë 1924, f.241.

[6] Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, Përmbledhje studimesh, fq. 58

[7] Për më tepër shih “Islami në shqipëri gjatë shekujve”, Ali M. Basha, fq. 70

[8] Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232

[9] Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47

[10] Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996 Prishtinë

[11] A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59

[12] De Lacy O’Leary: “Islam in Crosroads”, London, 1923, f. 8.

[13] Sadulla Brestovci: “Mardhëniet shqiptare – serbo – malazeze 1830 – 1878”, Prishtinë 1983, f. 82, 91, 162,188, 189, 190, 200, 223; Faik Konica: “Kombi shqiptar po zgjohet”, Vatra, Shkup 2007.

[14] H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit