-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lavrov: Detyra kyçe e konferncës për Sirinë është ndërprerja e dhunës, e jo largimi i Asadit

Më të lexuarat

Detyra kyçe e konferencës paqesore për Sirinë “Gjeneva-2” është ndërprerja e dhunës, e jo largimi i presidentit sirian Bashar al Asad nga pushteti, deklaroi mbrëmë ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov pas takimit të kreut Rusi-BE në Bruksel.

“Rusia nuk përkrah personalitete të caktuar në Siri. Nuk jemi miqë të Asadit ose të familjes së tij. Në të vërtetë thellë jemi të brengosur që ky vend – djep i krishterizmit në Lindjen e Afërt, është nën rrethim të terroristëve dhe ekstremistëve, jobesimtarëve, të cilët plaçkisin dhe djegin manastire dhe xhami, maltretojnë njerëz të vjetër, gra dhe fëmijë pa kurrëfarë norma të njerëzimit”, tha Lavrov.

Sipas tij, “më së lehti është të thuhet se Asadi duhet të largohet dhe gjithçka do të rregullohet, por kjo nuk është sjellja e njerëzve të moshuar”.

“E mbajmë mend Jugosllavinë, ku të gjithë kërkonin tërheqjen e Sllobodan Millosheviqit, e pamë Irakun ku e njëjta ndodhi ndaj Sadam Hyseinit, e pastaj edhe Libinë me Gadafin. Pamë se deri në çka solli kjo”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Ai shtoi se “qëllimet kyçe të konferencës së Gjenevës janë ndërprerja e dhunës, zgjidhja e çështjeve humanitare, arritja e konsenzusit mes Qeverisë dhe opozitës për Siri tolerante, demokratike, të lirë dhe të sigurtë”.

“Ata duhet të arrijnë marrëveshje për parimet themelore për atë se si dojnë ta reformojnë shtetin”, konkludoi ministri rus./dvd/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit