Rreth 24,000 muslimanë besohet se jetojnë në Panama sot, që përbën 1 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Populli i Republikës së Panamasë, Amerikë Qendrore, kanë filluar ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare për vendasit, pasi gjithnjë e më shumë banorët e këtij vendi po kthehen në Islam.
Themelet e xhamisë Al Haqq tani janë hedhur, pas një fushate 9 vjeçare nga dy gra të konvertuara në Islam Jozefina Bell-Munaj dhe Hatixha Jackson për të marrë lejen e ndërtimit.
Josefina Bell-Munaj dhe Hatixha Jackson shpresojn se xhamia do të ketë një qendër për edukim islam në të ardhmen. Këto dy gra tashmë ofrojnë mësime islame për gratë muslimane, në një dhomë të huazuar nga një musliman lokal që nga viti 2011.
Në fillim në grup ishin vetëm 10 veta, ndërsa tani ka rreth 30 gra që ndjekin mësimet islame. “Ne do të shikojmë për një hapësirë të re më të madhe, sepse numri i grave po shkon duke u rritur,” ka thënë Bell-Munaj për revistën fetare Arna të mërkurën.
Islami ka qenë pjesë e Panamasë që nga mesi i shekullit të 16, të cilin e sollën afrikanët e ardhur si skllevër të tregtisë.
Sot, besohet se në Panama jetojnë reth 24,000 muslimanë, që përbën 1 për qind të popullsisë së përgjithshme.portalb/kohaislame