2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sa mirë është të jetosh në Turkmenistan

Më të lexuarat

Derisa shumica e banorëve të vendeve tjera, përfshirë Kosovën, ballafaqohen me pagesa të shumë shërbimeve komunale, banorët e një shteti nuk kanë probleme të tilla. Kështu, në Turkmenistan, që nga shumëkush quhet Parajsa në Tokë, faturat për gaz, për energji elektrike dhe ujë nuk ekzistojnë fare.
Në krye të këtij vendi me pesë milionë banorë, me shumicë myslimane, gjendet presidenti Kurbanguli Berdimuhamedov, i cili e fitoi pushtetin me 97 për qind të votave më 2012.

Besohet se Turkmenistani është i katërti vend në botë për sasitë e gazit natyror, kështu që banorët e këtij shteti kënaqen me gaz, rrymë e ujë pa pare që nga viti 1993, shkruan RIA, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, thuhet se në këtë aspekt do të ketë ca ndryshime. Kështu së paku paralajmëroi të dielën Berdimuhamedov, kur tha se do të fillojë instalimin e gazometrit në mënyrë që qytetarët ta shfrytëzojnë atë në mënyrë më racionale dhe më efikase.

Në fakt, qeveria e tij në tetor njoftoi se gazi falas i kushton shtetit pesë miliardë dollarë në vit, prandaj është normale që të synohet reduktimi i këtyre shpenzimeve të mëdha. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit