3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në SHBA miratohet projektligji më i ashpër për abortin

Më të lexuarat

Shteti amerikan, Ajoa ka miratuar një nga projektligjet më të ashpra për abortin, duke ndaluar abortet prej momentit kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.

Ligjvënësit republikanë, që kontrollojnë dy dhomat e parlamentit kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për ta fuqizuar në ligj.

Në rast të miratimit, projektligji do të ndalonte abortet pas muajit të gjashtë të shtatzënisë.

Kritikët kanë argumentuar se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.

Guvernatorja republikane e Ajoa-s, Kim Reynolds nuk ka treguar nëse ajo do ta nënshkruajë projekligjin.

Përfaqësuesja republikane, Shannon Lundgren u ka thënë mediave lokale se ajo beson që projekligji do të miratohet.

Vitin e kaluar, republikanët e Ajoa-s kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit