Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen, pasi qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si emigrantë të paligjshëm.
Dorëheqja e njërës prej aleateve kryesore të May, përbën shqetësim për këtë të fundit, derisa ajo hyn në vitin e fundit të negociatave për Brexit.
Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se Qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e emigrantëve ilegalë. May ndërkohë ka pranuar dorëheqjen e saj.
Për dy javë, ministrat britanikë janë përpjekur për të kuptuar pse disa pasardhësve të të ashtuquajturit “Brezi Windrush”, u janë mohuar të drejtat bazike.
Ky skandal ka lënë në hije Samitin e Komonuelthit të mbajtur në Londër dhe ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qeverisjen e May si ministre e Brendshme, para se të fitonte mandatin e kryeministres.
“Skandali Windrush ka nisur me të drejtë vëmendje në një çështje të rëndësishme për shtetin tonë”, ka thënë Rudd në letën e saj të dorëheqjes që i ka dërguar kryeminisres, May.