2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Heq dorë nga alkooli dhe kafeja për 2 vite, zbuloni çfarë i ndodhi

Më të lexuarat

Mijëra njerëz bëhen çdo vit pjesë e ritualit për të lënë pijet alkoolike për 30 ditë, por një burrë ka vendosur të vazhdojë më gjatë.

Një inxhinier i Nju Jork nuk konsumoi alkool apo kafe për dy vite dhe rezultatet ishin të habitshme.

Një prej gjërave që u zhdukën nga jeta e tij? Thashethemet. Tobias Van Schneider shkruajti:

“Nëse ka një gjë që e vura re shumë shpejt, ajo është mungesa e bashkëveprimit shoqëror që sjell dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkon të bashkohem me ta për të pirë, them JO sepse nuk dua të merrem me thashetheme pasi jam person i matur.”

Lënia e alkoolit ndikoi pozitivisht dhe në ekonominë e tij pasi kurseu 1 mijë dollarë në muaj, si dhe bënte gjumë të rregullt.

E njëjta gjë i ndodhi dhe me kafe, moskonsumimi i së cilës e bënte të ngrihej më i relaksuar dhe energjik.

Ai pranoi se alkooli e bënte më të stresuar, përfshirë shanset për të patur ankth apo për të shkaktuar probleme./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit