Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman i ka bërë thirrje yllit egjiptian të Liverpool-it, Mohamed Salah, me shaka apo seriozisht, për t’u bashkuar me ushtrinë izraelite.
Kjo ka shkaktuar një valë kritikash dhe mesazhe sarkastike midis arabëve dhe izraelitëve.
“Unë do të thërrasë shefin e shtabit për t’i referuar që të marrë Mohammed në ushtrinë izraelite”, u shpreh Liberman pas spektaklit në përballjen Liverpool – Roma, duke shtuar se “Liverpool është një klub i madh ku preferojnë ushtrinë izraelite”
Shumë tifozë nga vendet arabe kanë reaguar ndaj deklaratave të Liberman, duke theksuar se Salah nuk mund të pranojë kurrë të jetë krah me pushtuesit izraelitë. /tesheshi.com/