Ushtritë private, të ashtuquajturat “kompani private ushtarake” po krijohen nga një numër në rritje vendesh që po ballafaqohen me sfida në fushën e sigurimit, por që kanë burime të kufizuara. Lufta në Irak ka krijuar një pikë-kthese për këtë industri kontradiktore.
Ata janë ushtarë të cilët punojnë për rrogë e jo për flamur. Ata janë përdorur në konfliktet më kontradiktore, në mënyrë që këto vende të mohojnë përgjegjësinë, në të njejtën kohë që përpiqen të arrijnë synimet e tyre politike. Dikur të quajtura mercenare, këto grupe të armatosura tani i referohen vetes si “Kompani Private Ushtarake”.
Gjithnjë e më tepër ato po futen në luftë përkrah forcave ushtarake e jo për t’i zëvendësuar ato. Por cilido qoftë emri i tyre konsumatorët i duan ata për shkak të aftësisë së tyre të veçantë. Këta janë njerëz me prirje për të shkaktuar dhunë që një njeri i zakonshëm nuk mund ta bëjë. Në shumë raste është njëlloj sikur merr në punë qenë sulmues.
Në vitet 90-të ka patur shumë raste kur kompanitë private ushtarake kanë përdorur dhunë për qëllimet që i kishin caktuar punëdhenësit e tyre.
Një Kompani ushtarake private e quajtur ”Executive Outcomes” ishte shumë e ndërlikuar në konfliktet në Angolë, Siera Leone dhe gjetiu në Afrikë.
Një kompani tjetër e quajtur Sandline ishte angazhuar në Papuan Guinea e Re për të shtypur kryengritësit të cilët kishin futur nën kontroll një minierë të vlefshme në Bougaiville. Më 1998, kompania Sandline dhe udhëheqësi i saj, koloneli Tim Spicer, u ftuan nga qeveria e Siera Leones pasi Britania e Madhe refuzoi të përfshihej drejtpërdrejt në problemet e brëndshme të atij vendi.
Një prirje që vihet re shpesh me veprimet e kompanive private ushtarake, është grabitja e pasurisë së këtyre vendeve. Ari, nafta, diamanti janë në të vërtetë ato që paguajnë për këto kompani private ushtarake në vende të tilla të vogla ku këto janë burimet kryesore të ekonomisë. Nganjëherë, megjithëse rallë ato dhurohen me koncensione të drejtpërdrejta.
Mirëpo që nga vitet 1990 imazhi i këtyre kompanive private ushtarake për luftë ose për plaçkitje, në vendet në zhvillim, është zëvendësuar nga një forcë tjetër kontraktore që ndihmon ushtrinë e rregullt të një vendi me profesionistë me përvojë që sjellin aftësi të paçmushme për vendet me kriza.
Termi ”Zgjidhja e Konflikteve” dhe emri i saj i përgjakshem është zëvendësuar me terrmin ”Operacione Paqeruajtëse”. Pas luftës së Irakut vitin e kaluar është krijuar një rast ideal për këto operacione me imazhe më të mira dhe llogaritet se këto kompani private do të fitojnë më tepër se 50 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut.
Doug Brooks është me ”Shoqatën Ndërkombëtare për Operacione Paqeruajtëse”. ”Ekzistojnë 3 kategori. Janë kompanitë e sherbimeve logjistike, kompanitë e sherbimeve jo-vdekjeprurëse, kemi kompanitë ushtarake private që bëjnë stërvitjen dhe më në fund kemi kompanitë private të sigurimit që tani janë duke kryer sherbimet e sigurimit.”
Në Irak, kompanitë logjistike po punojnë me kamionë dhe po kryejnë detyra të ashtu-quajtura prapa-vije duke lenë të lirë ushtarët e zakonshem për detyrat paqeruajtëse.
Forcat irakiane po stërviten më së shumti nga këto kompani kontraktuese në mënyrë që trupat ushtarake amerikane dhe ato të aleatëve të përdoren gjetiu.
Gjatë më tepër se një viti që autoriteti i përkohëshem irakian ka udhëhequr Irakun, administratori Paul Bremer dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë mbrojtur nga kompani të tjera private të sigurimit.