1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shtohen sulmet raciste dhe islamofobe në Austri

Më të lexuarat

Sulmet raciste dhe islamofobe | Sipas raportit të Qendrës së Dokumentimit dhe Këshillimit për Myslimanët e Austrisë në vitin 2017 në Austri janë regjistruar 309 sulme raciste kundër myslimanëve, ose 21% më shumë se vitin e mëparshëm (2016)

 

Qendra e Dokumentimit dhe Këshillimit për Myslimanët e Austrisë ka publikuar në një konferencë shtypi raportin “Racizmi antimysliman 2017”.

Raporti tërheq vëmendjen në rritjen e ndjeshme që është shënuar në numrin e sulmeve islamofobike në vitin 2017 në Austri.

Sipas raportit, ndërsa në vitin 2016 numri i sulmeve të regjistruar kundër myslimanëve ka qenë 253, në vitin 2017 kjo shifër u rrit në 309.

98% e sulmeve kundër myslimanëve morën në shënjestër gratë edhe në vitin 2017 dhe 49% e këtyre sulmeve janë realizuar në vende publike dhe ambiente gjysmë të mbyllura, siç janë mjetet e transportit publik.

Sulmet kundër myslimanëve dhe institucioneve islame raporti i klasifikon në kapituj të ndryshëm. 30% e sulmeve kundër myslimanëve janë kryer me gjuhën e urrejtjes, kurse 28% janë kryer gojarisht.

Mbishkrimet në mur me përmbajtje raciste kundër Islamit dhe myslimanëve përbëjnë 19% të sulmeve në total, të dokumentuara nga raporti në fjalë. Sipas raportit numri i mbishkrimeve të tilla në vitin 2016 ka qenë 7%, kurse në vitin 2017 shikojmë të jetë rritur në përmasa serioze. Sidomos në muajt maj dhe qershor, që rastisin me muajin e Ramazanit, në muret e xhamive ose institucioneve të ngjashme të myslimanëve shkruhen mbishkrime islamofobike, evidenton gjithashtu raporti.

Ndërkohë që shoqatat myslimane janë marrë në shënjestër nga sulme të tilla në raportin 6%, krimet e urrejtjes dhe diskriminimit janë regjistruar në raportin 3%.

Raporti tërheq vëmendjen në rritjen e madhe të sulmeve raciste që kryhen kundër Islamit dhe myslimanëve sidomos në mjedise virtuale, siç është interneti, dhe në vende të hapura publike dhe gjysmë të mbyllura. Shumica më e madhe e sulmeve, 81%, kanë ndodhur në këto dy fusha, pra në internet dhe hapësira publike, si rrjedhim autorët e sulmeve e kanë më të lehtë për ta fshehur identitetin e tyre.

Raporti vlerëson se zhvillimet që kanë nxitur sulmet kundër myslimanëve kanë qenë gjuha e përdorur ne zgjedhjet e përgjithshme në tetor të 2017-ës, ligji për “ndalimin e mbajtjes së burkës”, që hyri në fuqi në të njëjtën periudhe si dhe një raport i diskutueshëm në lidhje me kopshtet e myslimanëve. Tetori i vitit të kaluar është regjistruar edhe si periudha me më shumë sulme raciste kundër Islamit dhe myslimanëve, ku dallojnë sulmet verbale.

Qendra për Dokumentim dhe Këshillim e Myslimanëve të Austrisë që nga viti 2014 e këtej regjistron sulmet që kryen ndaj myslimanëve që jetojnë në këtë vend. Në vitin 2017, qendra e zgjeroi fushën e veprimtarisë së saj dhe filloi të ofrojë shërbime këshillimi për viktimat. (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit