KABUL (AA) – Në një njoftim i cili mund të paraqesë goditje për bisedimet e paqes, talibanët e Afganistanit njoftuan të mërkurën një ofensivë pranverore të cilën e emëruan “Hendeku”, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahed, ka shkruar në rrjetet sociale katër arsyet kryesore që kanë çuar në këtë ofensivë, njëra nga të cilat është sulmi ajror i forcave të sigurisë mbi një shkollë fetare në Kunduzin e kontrolluar nga talibanët, ku si pasojë, sipas mediave lokale, mbetën të vrarë disa civilë dhe komandantë të lartë talibanë.
Zyrtarët afganë nga ana e tyre kanë thënë se sulmi ka lënë të vdekur vetëm militanëtët e dyshuar, ndërkohë që talibanët thanë se janë vrarë mbi 100 civilë.
Ndër arsyet e ofensivës pranverore, Mujahed thotë se është edhe strategjia e re e presidentit amerikan Donald Trump.
“Përveç pushtimit aktual të paligjshëm, strategjia e miratuar e Trumpit në nëntë muajt e kaluar është zbatuar pa mëshirë në fshatrat dhe zonat rurale, kundër popullit tonë të shtypur afgan”, tha ai.