-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Më të lexuarat

Jeto sa të duash, një ditë do të vdesësh. Allahu na ka premtuar në Kuran, se secili shpirt do ta shijojë vdekjen. I lumtur është ai që adhuron Allahun dhe e madhëron Atë, ndërsa i humbur dhe jetë pa kuptim është ajo që jetohet pa Allahun. Pa Allahun jeta nuk ka fare vlerë edhe nëse është 1 milion vite. Ta kuptojmë një gjë, të gjithë ne do të vdesim e fundi jonë është tek Allahu. Të përgatitemi për atë takim në Ditën e Gjykimit, që mos të shokohemi nesër kur Allahu do të gjykon me drejtësinë e Tij absolute ndaj neve!

Pas 117 vitesh, 8 muajsh dhe 17 ditësh, ka ndalur së jetuari ajo që cilësohej si njeriu më i vjetëri i gjallë, japonezja Nabi Tajima.

Ajo mësohet se ka humbur jetën në një spital, në qytetin Kikai, të Kagoshimës, rreth orës 20 të ditës së djeshme.

Nabi Tajima ka lindur më 4 Gusht 1900 dhe kishte lënë mbi 160 pasardhës, duke arritur të njohë nipër e mbesa deri në brezin e pestë.

Tajima mori fronin e njeriut më të vjetër në tokë, pas vdekjes së xhamajkanes Violet Brown, shtatorin e vitit të kaluar.

Tashmë njeriu më i vjetër në tokë, është sërish një japoneze, që quhet Chiyo Yoshida, është 116 vjeç dhe për 10 ditë shkon 117.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit