1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Disa kuptime të gabuara të njerëzve rreth burrërisë

Më të lexuarat

Njerëzit gjithmonë nxitojnë në realizimin e burrërisë dhe lavdërimin me të si dhe nuk kanë dëshirë të qortohen me atë se nuk kanë burrëri dhe me humbjen e saj. Për këtë i sheh ata të cilët nuk plotësohet impulsi i burrërisë së tyre mundohen që të gjejnë metoda të tjera për ta ngritur atë mangësi dhe ta mbushin atë zbrazëti që kanë duke përdorur këto forma:

Dëshmimi i vetvetes

Shumë prej të rinjve bëjnë pjesë në këtë. Qëndron në mendimin e tij, ngre kokën e tij dhe mendon se është një gjë e kërkuar që ta kundërshtojë mësuesinë tij në shkollë apo prindin e tij në shtëpi. Gjuha e tij gjithmonë përsërit fjalët: A nuk jam burrë? A nuk jam prej atyre që të zgjedh vet atë që më bën dobi? Si ka mundësi që e ardhmja ime të jetë në duart e të tjerëve, a nuk më takon mua që të përcaktoj të ardhmen time? Shpeshherë atij i ndihmojnë në këtë edhe shokët e tij dhe bashkëkohësit e tij duke e shtyrë në këtë, duke ia forcuar mendimin atij dhe shpëtimin e tij në këtë formë.

Nganjëherë e ndihmojnë kokëfortësinë e këtij të riu edhe injoranca e disa edukuesve në këtë mënyrë.

Ky i ri nuk e di se Allahu i ka urdhëruar robërit e Tij që t’i shtrijnë krahët e tyre të mëshirës për prindërit e tyre. Allahu thotë: “Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël’.” Isra, 24. Po ashtu ai nuk e ka dëgjuar fjalën e të Dërguarit të Allahut: “Shko dhe bëji ata të qeshin, ashtu sikur i bëre të qajnë.” Sikur ti kishte kuptuar këto gjëra, me siguri ai do të kishte një gjendje tjetër nga ajo që është në të.

I riu i cili posedon burrëri nuk ka nevojë që të mundohet ta tregojë veten para të tjerëve dhe nuk ka nevojë të mundohet ta prodhoj atë. Nëse nuk dikton gjendja e tij për këtë apo nuk dëshmojnë veprat e tij për burrërinë e tij, mundimi i tij për prodhimin e burrërisë dhe paraqitja para të tjerëve se unë jam burrë, nuk të shpie diku tjetër përveçse në dështim dhe në humbje.

Është më primare për të që ti bind ata që janë pranë tij me burrërinë e tij përmes qetësimit të tij dhe t’ju tregoj të tjerëve se ai nuk është një fëmijë, por ka aftësi tani që të administroj mospajtimet me të tjerët dhe se ai ka mundësi që ta shpreh mendimin e tij para atyre që janë më të mëdhenj se ai. Po ashtu ta paraqis veten se ai është i pjekur në mendimin e tij dhe ka mundësi t’i bind të tjerët në atë që flet.

Shtangmëria jo në vendin e duhur

Shumë nga njerëzit mendojnë se qëndrimi në fjalën që e thotë është prej shenjave të burrërisë. Dhe për këtë e sheh çdo fjalë që e thotë e cilëson atë si fjalë të një burri dhe mendon se njerëzit do ta qortojnë, nëse ai kthehet nga fjala e vet që e ka thënë.

Nuk ka dyshim se prej burrërisë së vërtetë është të qëndrojë njeriu në fjalën e vërtetë që e ka thënë dhe që është kërkuar me të fytyra e Allahut dhe të përgatitet për pagimin e çmimit të saj edhe nëse është i shtrenjtë dhe të kundërshtojë që t’i kthehet fjalës mbrapa sado që të jetë çmimi i saj.

Është prej burrërisë që njeriu të qëndrojë në premtimin e tij që e ka dhënë edhe nëse ai i kushton me një çmim të lartë. Por, kur njeriu e thotë një fjalë pastaj e di se realiteti është në të kundërtën e saj, ose thotë ndonjë fjalë që nuk ka pas për qëllim fytyrën e Allahut, ose i kujtohet diçka që ka harruar, burrëri e vërtetë, në këto raste, është që të kthehet në realitetin. Është burrëri që në këto raste të thotë njeriu me një trimëri kam gabuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën. Është lehtë që njeriu të ngulisë këmbë në të kotën e tij apo në fjalën e tij, por trimëri është kur njeriu ngadhënjen ndaj vetes së tij, kur tërhiqet nga qëndrimi i tij, për shkak të realitetit, kur kthehet nga fjala e tij e kotë në fjalën e tij të vërtetë.

Ashpërsia në familje

Burrat kanë më shumë përparësi se gratë ashtu siç ka ardhur në librin e Allahut. Burri është ai që urdhëron dhe ndalon në shtëpi. Ai është zotëria dhe ai që duhet të respektohet në shtëpinë e tij dhe ky është një ligj që Allahu ka vendosur në shtëpi për bashkëjetesën e bashkëshortësisë ku pa të nuk mund të jetë një jetë e mirëfilltë në mes të çiftit bashkëshortor. Është një ligj që mund ta kuptojnë vetëm të mençurit, ndërsa me këtë ligj muslimanët e adhurojnë Allahun.

Disa nga njerëzit e administrojnë shtëpinë e vet, sikur kur administrojnë ndonjë betejë jetojnë me disa iluzione dhe duke u bërë i vrazhdë në familje mendon se po e ruan burrërinë e tij.

Shenjat e burrërisë te këta njerëz është që të thotë, jo për shkak se ka thënë jo, apo të refuzojnë që të studiohet edhe një herë mendimi dhe qëndrimi i tij, të cilin ai ka marrë. Nuk dëshiron që të hapë dyert e bisedimit apo të dëgjojë mendimin e gruas së tij, e cila është shoqëruesja në jetën e tij.

Shtëpitë nuk ndërtohen përveç mbi një qetësim dhe një rehati. Nuk ndërtohen muret e saj përveçse me mëshirë dhe simpati. Për këtë Allahu na ka begatuar me këtë begati të madhe. Allahu thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. Rrum, 21.

Ata të cilët mundohen ta paraqesin burrërinë e tyre nëpër shtëpitë e tyre në këtë mënyrë, janë ata të cilët kanë humbur mëshirën e tyre dhe dashurinë e tyre.

Ku janë këta njerëz prej atij (të Dërguarit të Allahut) të cilit Allahu i dha burrërinë e vërtetë dhe e përsosi atë.

Xhabiri tregon dhe thotë: “Ishte i dërguari i Allahut burrë i lehtë dhe çdo herë që ndonjë grua e tij dëshironte diçka, ia plotësonte dëshirën. Kur e pyeti të Dërguarin e Allahut se kush është njeriu që e do më së shumti. Tha: ‘Aishja.’ Ky është i Dërguari i Allahut, i cili i jep asaj vendin e saj edhe në lloj dhe në dëfrim. Thotë Aishja: “Pasha Allahun, kam pa të Dërguarin e Allahut qëndronte në derë të dhomës sime dhe fëmijët luanin në xhaminë e Pejgamberit, kurse ai më fshehte mua me teshën e tij, gjersa t’i shikoj edhe un ata. Këtë e bënte për mua dhe nuk largohej, gjersa unë largohesha. Kini kujdes, dijani vlerën robëreshës në moshë të re për kujdesin dhe dëshirën që ka për lojra.” Mutefekun alejhi.

Butësia dhe dashuria e tij ndaj gruas së tij nuk kishte mundësi ta mund atë dhe të pajtojë me gruan e tij në diçka që e hidhëron Allahun. Kënaqësia e Allahut është më primare se kënaqësia e krijesave dhe respektimi i Allahut ka më shumë rëndësi që mbi të të ndërtohen shtëpitë e muslimanve. Ja se si tregon Aishja, gruaja e të Dërguarit të Allahut se si ka reaguar i Dërguari i Allahut kur pa një gjë të keqe. Aishja thotë: “Hyri tek unë i Dërguari i Allahut, nga pakujdesia kisha bërë një perde ku në të kishte figura. Kur e pa e shkoqi perden dhe ndryshoi fytyra e tij dhe tha: ‘Oj Aishe, njerëzit më së shumti që do të dënohen Ditën e Gjykimit janë ata të cilët përngjasojnë krijesat e Allahut.’ Atëherë e premë atë dhe bëmë prej saj një jastëk apo dy.” Mutefekun alejhi.

Përktheu: Shaban Murati/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit