KRYEMINISTRI ERDOAN VIZITON PAKISTANIN

0
52

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan viziton kryeqytetin Islamabad të Pakistanit ku do të marr pjesë në mbledhjen e dytë të Bashkëpunimit Stratejik të Nivelit të Lartë Turqi-Pakistan.

Në vizitën e 5-të të tij në Pakistan që do të zgjatë 3 ditë, Kryeministri Erdoan do të shoqërohet nga 7 ministra.

Është paparaparë që në këtë mbledhje të nënshkruhen marrëveshje të reja me anë të cilave synohet që vëllimi tregtarë mes dy vendeve për një kohë të shkurtë të arrijë në 2 miliardë dollarë.

Në kuadër të vizitës së tij Kryeministri Erdoan krahas homologut të tij pakistanez Sejid Jusuf Riza Gilani do të ketë kontakte edhe me Kryetarin e Senatit, Nejjar Hysejn Buhari, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, Fehmida Mirza dhe liderin e partisë kryesore opozitare, Navaz Sherif.

Kryeministri Erdoan do të mbajë një fjalim në seancën e përbashkët të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit./trt/kohaislame