Ajetet kuranore japin urdhra të prera, që të paktën besimtarët dhe muslimanët të jenë të bashkuar:
“Dhe ky është ummeti juaj, është ummet i bashkuar. Unë jam Zoti juaj prandaj më adhuroni Mua”. (El Enbija: 92).
Ajeti tjetër kuranor thotë:
“Lidhuni fort pas litarit të Zotit e mos u përçani”. (Ali Imran: 103).
“Duhet të bashkëpunoni për punë të mira dhe devotshmëri, nëse jeni muslimanë”. (Maide 2).
Profeti (Aleji Selam) thoshte: “Zoti mos ju çoftë në sëmundjet e popujve të kaluar. Ata përçaheshin dhe shkatërroheshin”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ndërsa në video sekuencën e mëposhtme do të dëgjoni një fjalim nga hoxha i nderuar Bekir Halimi ku në fjalim tregon për një letër dedikuar hoxhës me një kërkesë e cila thotë: Pse se mban një ligjeratë për bashkimin e Muslimanëve?, për ta dëgjuar klikoni më poshtë: