1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurvëria çon në një masakër në Korçë, vriten 4 persona

Më të lexuarat

(E plotësuar) Katër persona u vranë ditën e djeshme me plumba kallashnikovi nga një person i vetëm. Masakra ndodhi në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku një person vrau ish-të dashurën e tij, bashkëshortin e saj, si dy persona të tjerë.

Shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë refuzimi i ish-të dashurës së tij për t’u ndarë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se autori i masakrës është arrestuar nga policia.

Autori i kësaj masakre është Bashkim Latollari, i cili ka vrarë Belimon dhe Daniela Meçollarin, 31 dhe 30 vjeç, si edhe Rexhep dhe Valentina Metallarin, në shenjë hakmarrjeje ndaj mosdivorcit të Belimonit dhe Danielës.

Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët u kanë shpëtuar rastësisht breshërive të plumbave, transmeton shekulli.

Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten, të cilët bënë rezistencë për mosdivorcin e çiftit.

Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjetën të vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh ku dhe banonin, nga kalimtarë të rastit. Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre .

Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia bën me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer krimet.

Veç policisë ngjarja ka ngritur në këmbë edhe Prokurorinë. Prokurori i rrethit Alket Mersini ka shkuar menjëherë në fshatin Gjonomadh. Ndërkohë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokurori i Rrethit Korçë, Alket Mersini, i cili ndodhet në vendngjarje thotë se dyshimet paraprake janë për një lidhje jashtëmartesore të autorit.

Shkak dyshohet se është lidhja jashtëmartesore e 31-vjeçares Daniela Meçolarit me Bashkim Lakollarin. Ky i fundit dyshohet se ka kërkuar divorcimin e saj nga bashkëshorti dhe mos realizimi i kësaj kërkese duket se ka çuar në fundin tragjik.

Autori i vrasjeve ka tentuar të divorcojë nënën e dy fëmijëve nga bashkëshorti, por pa ia arritur qëllimit. Për më tepër ka hasur në rezistencën edhe të dajës së vajzës, të cilin e ka vrarë bashkë me të shoqen pak minuta pasi ka vrarë çiftin e ri. 

——————————————————-

Masakër në fshatin Gjonomadh në Korçë. Çmenduria e Bashkim Lapollarit u ka marrë jetën katër personave.

Që të gjithë personat janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës. Burimet nga policia thonë se viktimat janë daja i autorit Rexhep Metollari dhe gruaja, së bashku me kushëririn e tij Belimon dhe bashkëshorten e tij, Daniela Meçollari, transmeton TCH.

Mësohet se autori ka vrarë fillimisht Rexhep dhe Valentina Metollarin dhe më pas ka ekzekutuar në banesën e tyre çiftin Belimon dhe Daniela Meçollari në sy të dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6 vjeç./TG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit