Një fëmijë shtatëmuajsh ka vdekur pasi është kafshuar në kokë nga qeni shtëpiak.
Tragjedia ka ndodhur në jug të Gjermanisë, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.
Saktësisht kjo ka ndodhur në Bad Koeing, rreth 50 kilometra nga Frankfurti.
Pas kësaj qeni është dërguar në strehimore të qenve. Ndërkaq policia ka thënë se janë duke u marrë me këtë rast për të parë se pse qeni ka kafshuar fëmijën.
Ky është rasti i dytë brenda javës, pasi që dy veta janë mbytur në veri të Gjermanisë, pikërisht nga kafshimi i qenit.