3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër Assadit

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin.

“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme.

SHBA së bashku me tetë vende të tjera anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB, Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë, ka kërkuar një mbledhje urgjente, e cila pritet të mbahet nesër.

Në një raport të sotëm special i cili mban nënshkrimin e mjekëve nga Guta Lindore doktor Suleman Kakeh dhe doktor Ayman Arbash, thuhet se numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmeve të djeshme ka arritur në 78.

Në një seri mesazhesh në Twitter, Trump akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit, ndërsa kërcënoi se çmimi do të jetë i shtrenjtë për këtë sulm.

Në mesazhet e tij Trump ironizoi edhe ish presidentin amerikan Barack Obama, duke thënë se nëse ai do të respektonte kërcënimin e vijës së kuqe për Sirinë, tashmë Asad do të ishte histori.

Qyteti i Doumës është fortesa e fundit rebele brenda Gutës Lindore në afërsi të Damaskut dhe sulmi i dyshuar me armë kimike tregon që regjimi është i gatshëm për gjithçka për të rimarrë kontrollin e zonës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit