I ashtuquajturi kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, që nga sot më nuk do të quhet kështu. Ai ka vendosur ta ndryshojë emrin dhe mbiemrin.
Ai që nga sot e tutje, do të quhet Kastriot Berishaj.
“Kombi dhe feja ime eshte Shqiptarizmi, si bindje kombetare. Nuk jam rob i askujt dhe nuk i perulem te derguarve te Vatikanit, te Stambollit, te Athines, te Beogradit, por as kelyshve te tyre shqipfoles.
E kam pasur parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” ishte emer i huaj turko-osman, prandaj nga sot e kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga “Tahir Veliu” në Kastriot Berishaj, prandaj eshte koha qe të deklaroj publikisht; qe me emer turko – osman nuk dua te vdes, tash e tutje edhe emrin vetëm shqip”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Ky është njoftimi i plotë:
Une jam nga Polaci, Vellazeria “Veliu” prej nga rrjedh Hasan Prishtina, arkitekti i Shqiperise Etnike i cili shkriu gjithe pasurine e vet per te bere Shqiperine – SHQIPERI.
Me origjine familja ime i perket fisit shqiptar “Berisha” dhe rrenjet familjare i kemi nga vendi i quajtur “Arra e Madhe” e Shkodres.
Sic jam kunder faqezinjeve te sotem te klases politike ashtu jam edhe kunder atyre te djeshem. Nuk puthem ne faqe me nipat e mbretit te veteshpallur Ahmet Zogu, i cili e pushtoj Shqiperine permes Beogradit, vodhi arken e shtetit shqiptar e iku pa shkrepur asnje plumb ne mbrojtje te Shqiperise.
Kam punuar qe prej moshes 15 vjecare dhe kam krijuar pasuri mjaftueshem sa te mos i nenshtrohem asnje faqeziu te klases politike kriminale e antikombetare.
Une nuk jam kryetar i asnje partie politike dhe nuk synoj te behem. Jam kryetar i Levizjes per Shqiperi te Bashkuar e cila eshte levizje mbarekombetare, pa dallim feje, ideje, krahine, pikepamje politike dhe shtrese shoqerore, ku shqiptaret i bashkon aspirata natyrale per clirim dhe bashkim kombetar.
Synimi im i vetem eshte ti sherbej kombit tim dhe te jem misionar vetem per Shqiperi te Bashkuar; te jap gjithcka nga vetvetja ne sherbim te aspirates kushtetuese per clirim dhe ribashkim kombetar.
Kombi dhe feja ime eshte Shqiptarizmi, si bindje kombetare. Nuk jam rob i askujt dhe nuk i perulem te derguarve te Vatikanit, te Stambollit, te Athines, te Beogradit, por as kelyshve te tyre shqipfoles.
E kam pasur parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” ishte emer i huaj turko-osman, prandaj nga sot e kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga “Tahir Veliu” në Kastriot Berishaj, prandaj eshte koha qe të deklaroj publikisht; qe me emer turko – osman nuk dua te vdes, tash e tutje edhe emrin vetëm shqip.
Me respekt,
KASTRIOT BERISHAJ
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar
Ndryshe Kastriot Berishaj (ish Tahir Veliu) njihet si ekstremist islamofob ku fyen ndjenjat e besimit të shumicës shqiptare atë Islame.