Më 3 prill të 1973-shit, nga New Yorku, nga një celular i madh sa një kuti këpucësh, bën telefonatën e parë, shkruan tgcom.
Protagonist i këtij momenti historik, që 45 vite më parë ndryshoi jetët tona, ishte inxhinieri amerikan Martin Cooper.
Pajisja peshonte më shumë sesa një kile dhe nuk kishte ekran. Koha e karikimit ishte 10 orë dhe bateria zgjaste vetëm 35 minuta.
“Ne ia dolëm, telefonia celulare është një realitet”- këto ishin fjalët e Martin Cooper në telefonatën e tij të parë, telefonatë që ai i bëri rivalit të tij, shkencëtarit Joel Engel.
Për ato kohë DynaTac, kështu u quajt telefoni i parë i lëvizshëm, ishte një mrekulli teknologjike që mbyllte dhe rivalitetin midis dy kompanive të telefonave, nisur në 47-n.
Por vetëm 17 vjet më vonë, kjo shpikje bëhet më e sofistikuar dhe me shtrirje shumë më të gjerë, falë valëve të para.
Pasuesi i prototipit të Cooper-it është DynaTac 8000X, shitur për 3.995 asaj kohe, ekuivalent me 9.322 dollarë aktualë.
Janë shifra që bëjnë të duket një iPhone me çmim shumë të lirë.
Nga vitet ’80-të, celulari nisi ngjitjen drejt suksesit, nga dalja e tij e parë u deshën 7 vite për të arritur numrin 1 milionë të përdoruesve në të gjithë botën.
Më pas, gjithnjë në rritje, deri në shifrat e përdoruesve që janë ditët e sotme.
Sa për Martin Cooper, i datëlindjes 1928, nuk ka humbur kurrë dëshirën të merret me teknologji: inxhinieri 90 vjeçar vazhdon të jetë “i lidhur” në profilin e tij në Twitter.