16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Reforma hekurudhore e Macron, Parisi ‘ndizet’ flakë nga protestuesit

Më të lexuarat

Disa mijëra qytetarë francezë dolën në rrugët e Parisit ditën e sotme për të protestuar ndaj reformës hekurudhore të porositur nga Presidenti Emmanuel Macron. Disa demonstrues të maskuar u përleshën me xhandarët, duke shkaktuar trazira.

“Statusi i shtetit nuk është i pranueshëm”, tha kryeministri francez Edouard Philippe. Protesta u organizua në të njëjtën kohë me ditën e parë të madhe të grevës së punonjësve të sistemit hekurudhor, e cila pritet të zgjasë 3 muaj.

Në protestë u përfshin studentët, punonjësit e sistemit shëndetësor, mësuesit dhe punëtorët e Air France. Disa grupe protestuesish dogjën kazanë dhe thyen dritaret e dyqaneve, ndërsa zyrtarët e zbatimit të ligjit reaguan duke gjuajtur gaz lotsjellës.

“Kjo reformë, – tha Philippe – nuk ka synuar privatizimin e SNCF ose mbylljen e linjave të vogla provinciale. Ne vetëm dëshirojmë të hapim të gjithë sistemin hekurudhor drejt konkurrencës”.

Kryeministri pastaj e cilësoi reformën si “ambicioze”, pasi sipas tij synon “ofrimin e një shërbimi cilësor për përdoruesit”.

“Miliona francezët që duan të lëvizin me tren duhet të dëgjohen. Respektojmë protestuesit, por po aq duam të respektojmë të gjithë ata që duan të vazhdojnë të shkojnë në punë”, shtoi ai, me tone që kërkonin rikthimin e qetësisë dhe normalitetit në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit