Mijëra qytetarë të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe nga Kosova janë bërë bashkë sot kundër vendosjes së taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit.
Fillimisht policia sulmoi protestuesit, por këta të fundit qëndruan duke mos u tërhequr.
Pasi kanë thyer policinë, protestuesit kanë shkatërruar autobandin e vendosur për të mbledhur taksën nga banorët.
Më pas ata i kanë vendosur zjarrin traut të doganës.