Kjo është familja e Brady Williams, një menaxher projekti në industrinë, i cili falë historisë së tij është kthyer në yllin e një reality show në TLC. 43-vjecari nga Utah është një nga 15 mijë poligamët perëndimorë.
Ai ka pesë gra dhe 24 fëmijë për të ushqyer të gjitha nga 2 deri 20 vjeç.
Edhe pse në shumicën e vendeve perëndimore poligamia është e ndaluar, me 13 dhjetor gjyqtari rrethit, Clark Waddoups e vendosi si antikushtetues ligjin, që ndalon poligaminë në shtetin e Utah, duke bërë që Brady dhe familja e tij të merrnin frymë lehtësisht.
Bashkëshorti i pesë grave ka publikuar disa foto me gratë e tij në Twitter, ku shfaqet tepër i qeshur dhe i lumtur.
/Balkanweb/