-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipti projekt që do të rehabilitonte jo më pak se çerekun e botës

Më të lexuarat

Egjiptianët nuk do të pendohen për asgjë më shumë sesa nëse vije dita kur ata do të dorëzohen apo do të kaplohen nga dëshpërimi, gjë të cilën unë nuk e besoj.

Vazhdimisht e kam thënë se Egjipti ishte në prag të një projekti gjigand që do të ishte i mjaftueshëm për ti dalë në ndihmë çerekut të vendeve të botës dhe se sikur ky projekt të ishte në Evropë ai do të bëhej projekt kombëtar dhe botërorë por ja që në Egjipt një grusht ushtarësh dhe punëtorë të korruptuar e përmbysën presidentin më të madh arab para se popull të arrijë të i kuptojë sukseset dhe arritjet e tij të cilat më vonë dolën në shesh.
Disa kanë menduar se Presidenti Dr.Muhamed Mursi është një personalitet i dobët, dhe ai ishte i tillë por këtë dobësi ai e kishte vetëm me popullin e tij sepse të huajt dhe perëndimorët nuk kishin arritur që të vërenin asnjë shenjë dobësie tek vendime e tij e sidomos pas vendosmërisë së tij për të siguruar Sinan me trupa dhe mjete ushtarake. E kjo ishte ajo që më së shumti e frikësoj botën dhe plani i tij nuk ishte larg fillimit të realizimit të projektit të shekullit gjë të cilën nuk mund ta bënte vetëm se një udhëheqës i guximshëm që meriton respekt dhe nder.
Ndërsa ajo që më së shumti më habitë është bindja e shumë prej egjiptianëve se Dr.Muhamed Mursi ishte një spiun dhe një agjent sekret i cili kishte bërë shitjen e Sinas dhe të Piramidave të Egjiptit ?. Por që realisht të gjitha këto nuk ishin asgjë më shumë sesa xhingërrima të dala nga gjuhët e mendjelehtëve dhe mediave të ndyra të cilët, vetën dhe parimet e tyre ua kishin shitur djajve. Ata e ndoqën atë por u habitën se si Dr. Muhamed Mursi për një vit të tërë nuk e kishte gjykuar asnjë prej tyre për asnjë çështje të korrupsionit dhe se as ata vetë nuk kishin hulumtuar asnjë çështje të korrupsionit financiar, moral, apo shoqëror, ata as që kishin dorëzuar postet e tyre e as të ardhurat e tyre që llogariteshin në miliona përderisa Dr.Muhamed Mursi kishte vendosur që familjen e tij ta mbante me pasurin e tij personale. Të gjitha këto cilësi nuk mund të i gjesh vetëm se tek burrështetasit e mëdhenj e edhe Dr. Muhamed Mursi ka arritur që të zë një vend mjaftë të lartë në listën e burrështetasve të mëdhenj.
Ditët dhe muajt po kalojnë e Egjipti ende ka mbetur një sekret, ai as nuk po zhvillohet e as nuk po qetësohet, as nuk po e fiton lirinë e as që po mbretëron në të demokracia, as që është bërë shtet dhe as që ka fituar udhëheqësi ?. Përgjegjësia për udhëheqjen e tij është shpërbërë, menaxhimi i tij është shpartalluar dhe qëllimet e planet e tij janë shkatërruar. Puçistët dhe pasuesit e tyre nuk ishin të bashkuar në asnjë pikë, përveç një pike të vetme e që ishte domosdoshmëria e rrëzimit të Dr. Muhamed Mursit dhe shkatërrimi i projekteve dhe planeve të tij sepse suksesi i tij do të thoshte stabilitet dhe vazhdueshmëri për të në pushtet edhe për tetë vite me radhë e kjo do të ishte e mjaftueshme për ndërtimin e Egjiptit.
Me të vërtetë Egjipti ka ardhur në një gjendje të grusht shtetit pa asnjë elitë dhe se të gjithë ata janë të varfër në mendime dhe lypsar pran dyerve të ushtrisë. Ata të gjithë, me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahut xh.sh, janë njerëz pa ndonjë qëllim për jetën andaj edhe ju bëjë thirrje që të vazhdoni derisa të mos e përmbysni grusht shtetin dhe mos u hutoni nga puna e mediave sepse ata janë më të rrezikshëm sesa vetë puçistët. E nëse arrini që të e shpallni humbjen e grusht shtetit dhe kthimin e
Presidentit Muhamed Mursi atëherë menjëherë duhet që të i izoloni platformat mediale të cilat janë të financuara dhe të kontrolluara nga aparatura e cila u kujdes që të përmbyste vullnetin tuaj./mesazhi

Autor: Mehatir Muhamed, projektuesi i Rilindjes Malejziane

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit