-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Jo më rruga, por poshtërsia e kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM

Më të lexuarat

Përmbajtja

Ergys Mërtiri

Pagesa për rrugën e kombit është një vjedhje e pastër e bërë paturpsisht ditën për diell.

Rrugë me pagesë ka kudo, por ato janë të tilla sepse janë ndërtuar për të qenë fitimprurëse. Rruga e kombit është ndërtuar me taksat tona dhe jo me kapital privat, ndaj dhe nuk ka përse të jetë me pagesë. Paratë që ne do të paguajmë nuk do të shkojnë për të shlyer kapitalin fillestar të shpenzuar për ndërtimin e saj dhe fitimet normale të ndërtuesit, por janë para shqeto të fituara kot, pa asnjë djersë e mund nga koncensionari.

Por nuk mjafton kaq. Kostoja që ne paguajmë është e çmendur dhe e pakrahasueshme me asnjë vend në Europë.

Një aritmetikë e thjeshtë. Rruga nga Kukësi në Rrëshen, ku mbaron pak a shumë autostrada, është rreth 70 km. Të paguash 5 euro për këtë disntancë i bie që me 1 euro bëjmë rreth 14 km. Pak a shumë, 100 lekë të vjetra kilometri.

Kjo i bie të jetë më shume se trefishi i pagesës së udhëtimit me autobus.

Për të shkuar psh. Nga Tirana në Shkodër, një rrugë prej rreth 100 km, paguan rreth 3 mijë lekë të vjetra, pra rreth 30 lekë të vjetra kilometri. Pra në këtë rast i bie që bishti të jetë më i rëndë se sqepari.

Por përveç kësaj, shqiptarët po tejkalojnë me disa fish pagesën e rrugës në krahasim edhe me vendet nordike.

Bie fjala. Pagesa e rrugës në Norvegji, për të shkuar nga Oslo në Bergen, një rrugë prej 500 km, është 10 euro. Shqiptarët paguajnë nga 5 euro për 70 km, në një rrugë të ndërtuar nga buxheti i shtetit!

Kjo nuk është thjesht vjedhje. Kjo është një makutëri e pacipë e disa banditëve që vjedhin me VKM.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit