“A do të rinovoni me Barçën?” Umtiti nuk përgjigjet…!

Më të lexuarat

Umtiti refuzon të tregojë nëse do të rinovojë kontratën me Barcelonën.
Samule Umtiti duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Në një intervistë për “Telefoot”, francezi është pyetur nëse do të rinovojë kontratën me katalunasit.

Reagimi i francezit ishte i çuditshëm, u qetësua paksa dhe u përgjigj me fjalën “Joker”, asgjë më shumë.

Më pas ai u pyet nëse do të nënshkruajë për Manchester United, skuadër kjo që po këmbëngul për 24 vjeçarin, ai përsëriti të njëjtën fjalë; “Joker”.

Umtiti, që ka kontratë me Barçën deri më 2021, mund të largohet nga “Camp Nou” për 60 milionë euro, kjo është klauzola e francezit dhe Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë këtë shifër.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit