3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

TIKA hap klinikën pediatrike në Maqedoni

Më të lexuarat

Agjencia Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Turqisë(TIKA) të shtunën përuroi Klinikën Emergjente të Pediatrisë në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup.
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov morri pjesë në ceremoninë e inaugurimit me gruan e tij Maja Ivanov. Duke folur në ceremoni, Maja Ivanov tha se kjo klininë është një kontribut i rëndësishëm. Ajo ka deklaruar se TIKA ka mbuluar shpenzimet, duke nënvizuar se projekti nuk do të kishte përfunduar në një kohë kaq të shkurtër dhe cilësi kaq të lartë pa mbështetjen e TIKA-s.
Presidenti i TIKA-s Mehmet Sureja Er theksoi se kjo klinikë është departamenti i parë emergjent i pediatrisë në Ballkan.
Shefi i departamentit për Ballkan dhe Europë Lindore pranë TIKA-s, Ali Maskan, tha se TIKA është duke kryer projekte që nga viti 2005 në Maqedoni, “ Të gjitha janë bërë nga TIKA. Kjo ndoshta është klinika e parë pediatrike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan. Ne i kushtojmë vëmendje këtij projekti të rëndësishëm, sepse me këtë klinikë fëmijët pacientë do të jenë në gjendje për t’u trajtuar më mirë”./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit