14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Miliarderja e turpëruar – Fitoi 700 milionë dollarë duke mashtruar kinse ka zbuluar metoda për luftimin e kancerit (Video)

Më të lexuarat

Miliarderja Elizabeth Holmes arriti famën e saj dhe të kompanisë “Theranos”, përmes gjoja mënyrës revolucionare të zbulimit të sëmundjeve nga një pikë gjaku.

E kishin quajtur Jobs dhe Gates, por nuk e dinin se si i kishte fituar paratë Holmes.

Përmes një skeme të mashtrimit, Elizabeth Holmes, kishte pretenduar se nga një pikë gjaku mund të izolohen sëmundjet dhe se produktet e saj janë përdorur nga ushtria amerikane në Afganistan, shkruan Forbs.

Në këtë mënyrë ajo kishte fituar mbi 700 milionë dollarë, duke u bërë miliarderja më e re në botë që bëri para me biznesin e saj dhe me ide të shkëlqyera.

Sipas pretendimeve të saja, me vetëm një pikë gjaku, mund të zbuloheshin informacione për kancerin ose kolesterolin.

Pas këtyre pretendimeve, janë ngritur hetimet për mashtrim dhe në dy vitet e fundit, perandoria e saj është shkatërruar.

Aktakuza thotë se ajo gjithashtu gënjeu duke thënë se ushtria amerikan kishte përdorur produkte të kompanisë në Afganistan.

Ndërkaq, kompania e saj Theranos, vlerësohet 9 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit