Lidhja Botërore e Dijetarëve Myslimanë u bëri apel për dialog grupeve myslimane dhe të krishtera në Republikën e Afrikës Qendrore.
Në komunikatën e lëshuar nga Unioni thuhet se qeveria e Afrikës Qendrore është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve myslimanë dhe të krishterë dhe për gjakderdhjen në këtë vend.
Unioni deklaron se është e domosdoshme sigurimi i tolerancës dhe konsensusit si dhe ndërtimi i një dialogu konstruktiv ndërmjet grupeve, ndërsa shpreh gatishmërinë për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut.
Në Afrikën Qendrore myslimanët vriten dhe nxirren nga shtëpitë e tyre përpara syve të botës, thekson Unioni përmes komunikatës, e cila kërkon nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) të vihen menjëherë në veprim dhe të ndërhyjnë urgjentisht ndaj ngjarjeve të dhunshme ndërmjet grupeve të krishtera dhe myslimane në Afrikën Qendrore.