Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëshuar një kredi për Pakistanin, duke thënë se qeveria, deri më tash, ka vepruar në përputhje me shumicën e kushteve të programit të kreditimit me Islamabadin, në vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh.
Miratimi bën që Pakistani të marrë 553 milionë dollarë nga FMN-ja.
Zëvendësdrejtorja e FMN-së, Nemat Shafik, ka thënë se performanca e autoriteteve pakistaneze “ka qenë e kënaqshme” në zbatimin e programit të kreditimit.
Megjithatë, ajo ka bërë thirrje për thellimin e reformave strukturore dhe qasje më serioze në përmirësimin e administratës tatimore. /bs/kohaislame