-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përmasat e “vjedhjes” së Snowdenit, ndoshta kurrë nuk do të dihen

Më të lexuarat

Agjentët dhe hetuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se ndoshta kurrë nuk do të dinë se cilat janë dokumentet sekrete që ish agjenti i shërbimit sekret amerikan, Edward Snowden, ka marrë nga kompjuterët qeveritar, para se të largohej nga SHBA-të, shkruan New York Times.
Hetuesit nuk po ia dalin pjesërisht edhe për shkak se zyra e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në Hawaii, ku ka punuar Snowden, nuk ishte i pajisur me programin që lejon agjencinë të ndjek se me cilat pjesë të sistemit kompjuterik “operojnë” punonjësit.

Gjashtë muaj pas fillimit të hetimit, zyrtarët thonë Snowden ka fshehur gjurmët e tij duke hyrë në sistemin e mbrojtur, duke përdorur fjalëkalimet e punonjësve të tjerë të agjencisë dhe duke thyer mbrojtjen që kufizon qasjen.

“Qindra e qindra orë kemi shpenzuar duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë ka marrë dhe ende këtë nuk e dimë me siguri”, ka thënë për ditoren amerikane një zyrtar që ka dashur të mbes anonim. “Unë e di se duket çmenduri, por gjithçka që lidhet me këtë rast është çmenduri”.

Për shkak se NSA nuk e di numrin e saktë të dokumenteve, zyrtarët për ato kuptojnë përmes gazetarëve që i bëjnë gati për botim.

Është fakt se Snowdeni ka arritur të shfrytëzojë dobësitë në sistemet e agjencive të zbulimit dhe për këtë flet edhe afera WikiLeaks, për çka presidenti Barack Obama ka urdhëruar forcimin e masave të mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i NSA-së tha se ai beson se Snowden posedon dokumente që nuk janë publikuar. Rick Ledgett, ekspert në krye të grupit të punës që heton rastin e tij, thotë se do të ishte më e dobishme amnistia e tij në këmbim të dokumenteve.

Snowden jeton dhe punon në Rusi, vend ky që ia ka miratuar azilin njëvjeçar, pasi ka refuzuar ta ekstradojë në SHBA nën akuzat për spiunazh dhe vjedhjen e pronës së qeverisë.

Snowden ka thënë se do të kthehej në SHBA, nëse amnistohet, por nuk besohet nëse Obama do ta pranojë këtë ofertë, duke pasë parasysh dëmet që i ka shkaktuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit