-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Siria po kalon krizën më të rëndë humanitare në historinë moderne

Më të lexuarat

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB, Valeri Amos, deklaroi se situata humanitare në Siri po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe shtoi se Siria po kalon krizën më të rëndë humanitare në historinë moderne.
Valeri AMos në një intervistë me BBC, tha se aktualisht mbi 2 milionë sirianë janë strehuar në vendet fqinje, ndërsa banorët e Sirisë, kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare. Ai shtoi se situata humanitare në Siri po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe tha se OKB ka përgatitur një shumë prej 6 miliardë dollarë për refugjatët brenda dhe jashtë Sirisë. Amos paralajmëroi se numri i refugjatëve sirianë deri në fund të vitit 2014, parashikohet të arrijë në 10.4 milionë persona./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit