-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

AKI hapë konkurs për ‘spiunë’, tregon kushtet për aplikim (Dokument)

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare për Inteligjencë –AKI ka hapur një konkurs të ri.

Përmes një njoftimi ata po kërkojnë persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale.

Kërkohen aftësi edhe të  inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike.

Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;

Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;

Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;

Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;

Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.

Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.

Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike.

AKI bë apel që  aplikimi  të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit