-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Durrës, 613 kg kokainë brenda kontenierit me banane, ja cila kompani i kishte porositur

Më të lexuarat

Detaje të tjera po zbulohen nga operacioni ndërkombëtar antidrogë që u finalizuar në Portin e Durrësit me kapjen e 613 kg kokainë.

Mësohet se kokaina ishte fshehur brenda një kontenieri me banane.

Kompania që e kishte porositur mallin, bananet, ishte “Arbri Garden”, e themeluar 3 maj në vitin 2012 me administrator Arbër Çekaj. Kompania ka dy adresa: Njera në Maminas të Durrësit, 200 metra larg nga qendra e qytetit dhe adresa e dytë, në kilometrin e parë të hekurudhës Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore në Kashar të Tiranës.

Kokaina mbërri në Durrës me traget. ajo ishte nisur nga Kolumbia para një muaji dhe kishte kaluar në Maltë-Itali-Shqipëri. Në vendin tonë, kamioni është mbajtur në vëzhgim pasi ka hyrë në magazinat e kompanisë “Arbri Garden” pasi dyshohej se po pritej momenti për t’u rikthyer në vendet e BE-së ku ishte edhe tregu.

Tre persona janë ndaluar nga Policia, personazhe të njohur të botës së krimit. Administratori i firmës ende nuk është marrë në pyetje. Dy persona janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia shqiptare dhe ekspertët e huaj janë duke u marrë me hetimet.

Spanja, Gjermania, Holanda dhe DEA amerikane janë partnerët që kanë sinjaluar dhe angazhuar policinë shqiptare në operacion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit