Apple ka lansuar sistemin e ri operativ iOS 11.2.6, ku përfshihet edhe rregullimi i një karakteri indian (Telugu) i cili i bllokonte iPhone e i bënte aplikacionet si Messagers, Facebook Messenger e WhatsApp të pa qasshëm.
Ky problem është zbuluar në javën e kaluar, ku i lejonte çdo kënd që thjesht duke dërguar një karakter të thjeshtë të bllokonte iPhonat e ti bllokonte atyre qasjen në aplikacionet e mesazheve.
Ky problem ndikonte edhe në Safari, Apple Watch e macOS. Apple ka lansuar edhe një përditësim për sistemet watchOS, tvOS e macOS për ta rregulluar këtë problem.