Kryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Nenad Popoviq, i ka bërë thirrje qeverisë serbe që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet “persona non-grata” në Serbi për shkak të deklaratave të tij në Prishtinë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. përbashkët.
Në një njoftim me shkrim për mediat, Popoviq thotë se deklarata e Ramës është një kërcënim serioz nga Shqipëria që në të ardhmen planifikon aneksimin e Kosovës.
“Pyesni veten se si Donald Trump do të reagojë ndaj Presidentit meksikan duke kërcënuar Amerikën me aneksimin e Teksasit apo Presidentin rus, Putin për duke kërcënuar për Ukrainën për aneksimin e Krimesë”, ka thënë Popoviq, raportojnë mediat serbe.
Ai beson se Serbia duhet menjëherë t’i përgjigjet këtij kërcënimi, ashtu siç bënë çdo shtet sovran.
Sipas Popoviqit, ky do të ishte një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar se Serbia dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe, e cila sipas tij, është kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. /tg