Te drejtat dhe integriteti i grave, kane mbetur per tu “mbrojtur” nga njerez pa kredibilitet moral!
Nje mediumi (portal) qe edhe publikisht i kane dalur skandalet, e ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale me punonjeset e veta gazetare, reagon me goditje te uleta kunder vizites se nje hoxhe, te deshmuar me altruizm dhe kontribute te shumta ne te mire te shoqerise, duke ia nxjerrur nga konteksti nje pjese te ligjerates se tij, per t’a akuzuar per fyerje ndaj grave.
Pra sipas tyre, ky (hoxhe) nuk ka kredibilitet te mjaftueshem moral, te vije te ligjeroj nje nje shoqeri ku, kemi edhe vrasje te grave nga burrat e tyre, ku gruaja denigrohet per çdo dite, ku ngacmimet seksuale ndaj grave ne pune dhe kudo tjeter, jane gjera te zakonshme, ku femra eshte me shume objekt sesa subjekt, ku kompanite e ndryshme imazhet e grave dhe te vajzave, i shfrytezojne per t’i shitur me lehte produktet e tyre, ku burrat gjuhen seksiste, e kane zhargon te te folmes se perditshme, ku çdo i dyti politikan dhe biznesmen i martuar, e ka edhe nje dashnore, e ku pronaret e bordeleve te mbajne ligjerata per moral!
Pra ky është ai vend, kjo është ajo shoqëri, qe do t’i mbroje gratë e tyre nga “fyerja” qe hoxhe Elvisi ua paska ka bere!
Ensar Ajdini