1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Goditet spitali në Siri, evakuohen bebet e sapolindura

Më të lexuarat

Një valë intensive e sulmeve ajrore vuri në shënjestër krahinën Idlib të Sirisë, duke vrarë disa njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas aktivistëve lokalë.

Sipas një dëshmitari dhe banoreve, një spital në qytetin Ma’arat al-Numan u godit. Pamjet nga aktivistët në mediat sociale tregojnë ekipet e emergjencës që nxisin të evakuojnë foshnjat dhe pacientët e moshuar.

Sulme tëngjashme ka pasur gjatë tërë javës që lamë pas, duke vrarë 21 vetë, përfshirë gjashtë fëmijë.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka mbrojtur sulmet ajrore, duke thënë se ajo është duke synuar “militantët” e jo civilët.

Avionët rusë intensifikuan sulmet e tyre në Idlib pasi militantët e një grupi kryengritës qëlluan një avion luftarak rus të shtunën. Piloti u vra pastaj, megjithëse detajet e vdekjes së tij janë të diskutueshme.

Në dhjetor, ushtria siriane, e mbështetur nga milicia iraniane dhe fuqia ajrore ruse, filloi një ofensivë të madhe për të rimarrë Idlibin, provinca e fundit siriane e cila ende gjendet nën kontrollin e opozitës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit