Mjaftojnë disa orë me reshje të dendura shiu që kryeqyteti të “paralizohet” nga përmbytjet.
Situata e përmbytjeve të muajit nëntor është rikthyer sërish ditën e sotme, ndonëse në përmasa më të vogla.
Moti i keq me shi dhe ere që përfshiu vendin ka përmbytur edhe disa rrugë në Tiranë.
Mësohet se akset Pezë-Helmës dhe Arbanë në dalje të Tiranës janë bllokuar në disa segmente të caktuara të tyre. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shfaqet situata tejet e rënduar në autostradë, pranë një qendre tregtare.
Pamjet më poshtë janë filmuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës tek ish-parku i autobusëve, aksi nga kryqëzimi i 21 Dhjetorit tek Pallati me Shigjeta.
https://youtu.be/RL2H9bQhdUY