0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Porti i Shëngjinit i dedikuar për Kosovën i jepet Kinës

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang ku ka zyrtarizuar dhënien me koncesione të portit Shëngjinit për shtetin Kinez. Asnjë fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës si vëllai i madh për Shqipërinë, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë me biznesin e këtij populli mik. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës uroi zotin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e suksesshëm të qeverisë. Zoti Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregëtisë dhe industrisë./bs

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit