4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

E quajti i pavlerë, Trump ia ndalon Maradonës hyrjen në SHBA

Më të lexuarat

Legjendës së futbollit, Diego Maradonas i është mohuar hyrja në SHBA pas komenteve të ‘çmendura’ që bëri për Presidentin e shtetit, Donald Trump.

Kërkesa e legjendës së futbollit për një vizë të SHBA-ve u hodh poshtë – ku thuhet për shkak të një interviste që ai bëri në vendin e tij.

Maradona e quajti presidentin e Shteteve të Bashkuara një ‘chirolita’ apo e cila në Argjentinë i referohet diçka me vlerë të ulët apo i “pavlerë”.

Agjenti i tij, Matia Morla shpjegoi: “Kur do të merrni vizën, i thashë atij: ‘Diego, të lutem, mos flisni për SHBA-të”

“Dhe, gjatë një interviste televizive, në pyetjen e dytë, ata e pyetën atë: ‘Çfarë mendoni për Donald Trump?’

“Ai u përgjigj:” Ai është një chirolita”.

Maradona ka pasur probleme edhe në të kaluarën me Shtetet e Bashkuara – që datojnë më shumë se 20 vjet.

Maradona, Pele dhe Putin pas zgjedhjes së Rusisë për organizimin e Botërorit

Gjatë Kupës Botërore të vitit 1994, ai dështoi në testin e drogës duke rezultuar pozitiv dhe më pas u dërgua në shtëpi nga kampi i Argjentinës.

Maradona në vitin 1994

Për më tepër, ai e mori revokim të vizës dhe iu tha që kurrë të mos kthehej përsëri në vend.

Maradona donte të ishte i pranishëm për gjyqin e ish-gruas së tij Claudia Villafane në Miami në mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit