-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gaza po zhytet drejt një katastrofe humanitare

Më të lexuarat

Rripi i bllokuar i Gazës është duke u zhytur drejtë një katastrofe humanitare, deklaroi eksperti i shkencave politike, Norman Finkelstein, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në universitetin Columbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Finkelstein paralajmëroi mbi efektet negative të izolimit të cilin po e përjeton Gaza.

“Gaza tani po shkon drejtë një katastrofe të vërtetë humanitare. Ajo është e mbyllur hermetikisht duke u bërë e paqasshme për botën e jashtme”, deklaoi Finkelstein.

Sipas tij, Izraeli ka kryer “krime lufte” në Palestinë, pasi nga viti 2014 e këndej, ka shkaktuar vdekjen e mbi 1.400 civilëve.

Finkelstein kritikoi edhe presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e tij për njohjen e Kudsit për “kryeqytet të Izraelit”, veprim ky që ngjalli zemërim të thellë global të shoqëruar me protesta në territoret palestineze.

“Kjo është shkaktuar nga një individ, dhe ky është Trumpi. Prapa kësaj nuk qëndron ndonjë mbështetje institucionale. Nuk besoj të ketë pasoja më të mëdha”, tha ai.

Eksperti i shkencave politike, Norman Finkelstein, është i mendimit se vendimi i Trumpit po shkakton një efekt të kundërt meqë siç tha bashkësia ndërkombëtare tha se nuk pranon vendimin e Trumpit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit