4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dagestan: Vritet një oficer policie

Më të lexuarat

Sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje një oficer policie në Republikën ruse të Dagestanit, në rajonin e Kaukazit Verior.

MInistri i Brendshëm i Dagestanit ka thënë se incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Oficeri 26 vjeçar, emri i të cilët nuk është bërë publik, vdiq pasi sulmuesit hapën zjarr kundër tij, derisa ai ndodhej në veturë. Një pasagjer, i cili ndodhej gjithashtu në veturë me oficeri, mbeti i lënduar.

Kaukazi Verior si zonë e banuar me popullatë muslimane, është zona më e ndjeshme, gjatë viteve të fundit. Qeveritë autonome dhe aparati i dhunës të instaluara nga Kremlini në këto krahina me popullatë muslimane, janë në shërbim të interesave ruse, kërkesat e qytetarëve për shkëputje nga Rusia dhe të drejtat për të jetuar sipas parimeve fetare shtypen vazhdimisht nga ushtria dhe policia ruse, si pasojë e kësaj ka vazhdimisht konflikte dhe kundër reagime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit