3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Miliona sterlina kokainë, 116 vite burg për grupin shqiptar-anglez. Ja emrat

Më të lexuarat

Një grup kriminal shqiptaro-anglez i përfshirë në shitjen e kokainës me vlerë disa milion stërlina është dënuar me 116 vite burg në total. Një prej aktorëve kryesorë në këtë grup ishte shqiptari Bledar Mëziu i cili kishte ngritur perandorinë e shpërndarjes së drogës në Uells dhe Lindje të Anglisë.

Hysen Lika dhe Robert Xhepa ishin dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Bledar Mziut të cilët kryenin transportin.

Gjykata Cardiff Croën Court dha këto dënime

Bledar Mziu u dënua me 18 vite burg

Hysen Lika u dënua me 12 vite burg

Robert Xhepa u dënua me 6 vite burg

Ramazan Krazniqi, do ti ipet masa e dënimit me 9 Shkurt.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit shtetas anglez u dënua në total 80 vite burg

Operacioni koduar Nightjar që hetoi këtë grup kriminal nisi hetimet që në vitin 2016 ndërsa në vitin 2015 u ndërmorën disa kontrolle në bazat e këtij grupi kriminal nga ku u arrestuan 10 persona.

Arrestime pati edhe në Spanjë nga ku ky grup kriminal siguronte kokainën e cila mbërrinte në Angli.

Në një bazave të grupit u sekuestruan 450.000 stërlina cash ndërsa gjatë një kontrolli tjetër u gjetën bizhuteri me vlerë 100.000 stërlina. /Shqiptarja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit