-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kerri akuzon Vëllezërit Myslimanë për grabitjen e revolucionit egjiptian

Më të lexuarat

Xhon Kerri, sekretari i DASH mbajti qëndrim armiqësor ndaj lëvizjes Vëllezërit Myslimanë në Egjipt duke e akuzuar këtë lëvizje për grabitjen e revolucionit egjiptian.
Sipas një njoftimi të agjencisë Saba Today, shefi i diplomacisë amerikane pretendoi se të rinjtë egjiptianë gjatë protestave në sheshin Tahrir në vitin 2011 nuk kishin prirje fetare apo ideologjike. Ata me anë të Facebook-ut dhe Twitter kanë kontaktuar me njëri tjetrin, rezultati i të cilit ishte revolucionit, por që ky revolucion u grabit nga një institucion i cili ishte më i organizuar se të gjithë. Xhon Kerri, sekretari i DASH lidhur me shkarkimin e Muhamed Morsi, presidentit të zgjedhur të Egjiptit nga diktatura ushtarake tha: Qëllimi i veprimit të ndërmarrë nga ushtria ishte gjoja rikthimi i demokracisë. Morsi në zgjedhjet e vitit 2012 u zgjodh me votën e popullit në postin e presidentit, por 1 vit më vonë në korrik të 2013-ës u rrëzua nga pushteti me anë të ndërhyrjes së ushtrisë, veprim ky i mbështetur haptas nga Izraeli dhe SHBA-të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit