-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipt: Vriten disa ushtarë

Më të lexuarat

Të paktën 10 ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në afërsi të qytetit El-Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt.

Mediat egjiptiane raportojnë se ushtarët ishin pjesë e një autokolone me trupa që po lëvizte në zonën e Kharubas.

Dhjetra ushtarë të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që autoritetet vendase thonë se numri i viktimave pritet të rritet.

Sulmi ndaj forcave të sigurisë në Sinai është rritur ndjeshëm që prej rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi më 3 korrik.

Për momentin askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Gadishulli njihet si një ndër zonat më të paqëndrueshme në Egjipt që prej rrëzimit të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak në shkurt të 2011-ës.

Në më pak se tre muaj kanë si pasojë e gjendjes aktuale kanë gjendur vdekje paktën 100 ushtarë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit