-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

L’Oréal bënë historinë duke futur në reklamën e tyre një vajzë me shami

Më të lexuarat

L’Oréal Paris Elvive ka bërë historinë duke e promovuar një modele të veshur me hixhab, në kampanjën e saj gjigande për kujdesin ndaj flokëve.

Në mesin e shumë modeleve që prezantojnë kësi lloj produkte L’Oréal ka marrë edhe Amena Khan, një blogere britanze e cila mban hixhab, duke bërë kështu historinë për herë të parë në këtë aspekt.

Një nënë, modele, blogere, Youtuber dhe themeluese e Ardere Cosmetics, arritjet e fundit të Khanit është edhe duke u bërë prezantuese e gruas muslimane që ka të bëjë me industrinë e bukurisë, përcjell TheIndependent.

Ajo mendon se përmes kësaj kampanje të përmisohen keqkuptimet rreth gruas Muslimane në raportin e saj me flokët e saj.

“Duhet të pyesni – pse paragjykohet se gratë që nuk shfaqin flokët e tyre, se ato nuk kujdesën për flokët e tyre? Flokët janë një pjesë e madhe e kujdesit ndaj vetes.” u shpreh ajo.

“L’Oréal Paris UK është krenarë dhe të ngazëllyer që kemi nisur një fushatë të tillë unike për tregun e kujdesit të flokëve, një kategori që në vitet e mëparshme është perceptuar si klishe e reklamave të bukurisë”, u shpreh menaxheri i përgjithshëm Adrien Koskas, L’Oréal Paris UK

“Ne duam të bëjmë fushata që krijojmë lidhje të thella me konsumatorët tanë përmes zëdhënësve që injektojnë sinqeritet, emocion dhe personalitet”./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit