Tre fëmijë të moshës 2, 3 dhe 5 vjeçare u gjetën të vdekur të mbytur në shtëpinë e nënës së tyre, në Bar-le-Duc, në verilindje të Francës, ndërsa gruaja e moshës 39 vjeçare u arrestua menjëherë. Alarmi për këtë rast lindi menjëherë pasi nëna nuk i kishte kthyer fëmijët te shtëpia e babait të tyre, ku fëmijët ishin besuar, duke bërë që policia ti gjejë të vdekur të shtrirë në krevatet ku flinin gjumë.
“Gruaja është e ndarë nga babai i fëmijëve dhe jeton e vetme në Bar-le-Duc. Ajo kishte të drejtë vizite dhe ti mbante në fundjavë në shtëpi, por pas kësaj nuk i ktheu mbrapsht, pasi i kishte mbytur në gjumë, transmeton noa. Gruaja tha diçka lidhur me vrasjen, por nuk janë ende të qarta rrethanat që e kanë shtyrë drejt një krimi të tillë”, tha komandanti i policisë Gilles Hubain./IO